Duka i Edinburgh lirohet nga spitali

 

Pas një muaji i shtrirë në spital, është liruar për në shtëpi Prince Philip, duka i Edinburgh, pas iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Ai ishte i shtrirë që nga 16 shkurti në spitalin King Edward VII, në Marylebone, Londër, pasi nuk po ndjehej mirë tashmë një kohë.

Prince Philip iu nënshtrua një operacioni në zemër, i cili rezultoi i sukseshëm, ku pas kësaj u dërgua në një spital privat për shërim të mëtutjeshëm.

Ishin 28 ditët më të gjata ndonjëherë të Dukës në spital, por fat i mirë ishte që nuk ishte prekur nga virusi, thanë disa burime për BBC.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, Duka u vizitua nga i biri i tij, Princi i Wales, transmeton rtv21.tv.

Po ashtu, gjatë shërbimit të tij në mbretëri, u trajtua edhe herë të tjera në spital, për shkak të shëndetit jostabil të tij, duke përfshirë këtu një infeksion i cili iu shfaq në vitin 2012 dhe një operacion në abdomen, në vitin 2013.

Duka, është pensionuar nga detyrat mbretërore që nga viti 2017./21Media

Back to top button