Prezantohet projekti për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

 

HANDIKOS sot ka prezantuar aktivitetet e personave me aftësi të kufizuara të realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”.

Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha përmes punimit të këtyre strajcave që janë punuar nga personat me aftësi të kufizuara po ndikohet në mirëqenien e tyre por edhe në mjedis dhe shëndet.

Përfituesi nga ky projekt Agon Caka tha se asnjëherë më parë nuk është marr me rrobaqepësi por fal këtij projekti ka mësuar edhe në këtë aspekt. Ai ftoi edhe persona të tjerë t’i bashkohen këtyre aktiviteteve.

Eman Rrahmani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje derisa i ka përgëzuar për këtë projekt Handikos ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës do mbështes personat me aftësi të kufizuara dhe do të ndihmojë që të tejkalohen diskriminim për punësim dhe i sfidave të kësaj kategorie.

Back to top button