Dukagjin Lipa: “Sunny Hill” më i madhi në rajon

1 min read

Themeluesi dhe organizatori i Sunny Hill Festival, njëherit edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa ka konsideruar “Sunny Hillin” si Festivalin më të madh që bëhet në rajon.

Në një konferencë për media, Duakgjini i bëri thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, t’i mbajë premtimet për dhënien në shfrytëzim të tokës në Bërnicë.

“Në krejt botën e patëm një ndalesë të madhe, ku çdo gjë u ndërpre në mendjen tonë, por fatmirësisht ja ku jemi. Prapë pas dy vjetëve, organizojmë Festivalin më të madh në rajon. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira ndër gjenerata”, ka thënë Dukagjin Lipa në konferencë për shtyp të enjten. “Do ta kemi një marrëveshja e cila po shpresoj do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime prej kryetarit të kaluar të Prishtinës, ato premtime kanë mbetur të pakompletuara dhe shpresoj që tash të mbahen nga kryetari aktual”, ka thënë Lipa./21Media