Dukagjini-Europa, mësohet ku do të luhet ndeshja

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka njoftuar se ndeshja mes Dukagjini dhe skuadrës së Europës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dukagjini dhe Europa do të përballen në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës më 13 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas monitorimit dhe vlerësimit të fushës nga eksperti i UEFA-s është vendosur që stadiumi i kryeqytetit është i gatshëm për këtë ndeshje.

Po ashtu, në “Fadil Vokrri” do të zhvillohet edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Ludogorets, e cila është në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Pas këtyre dy ndeshjeve, eksperti i UEFA-së së bashku me ekipin e mirëmbajtjes së stadiumit do të punojnë për t’u rikuperuar edhe mëtutje fusha, e cila ka pësuar dëmtime kohët e fundit

Back to top button