Gjendet e vdekur në lumin Ibër gruaja që u zhduk para tri ditësh
Trupi i pajetë i një shtetase serbe të moshës së rritur, e cila është paraqitur si e zhdukur në polici nga familjarët para tre ditësh, është në lumin Ibër, afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.
Viktima me inicialet J.P., është e nacionalitetit serb dhe nga veriu i Mitrovicës.
Vendin ku u gjet viktima e ka vizituar sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
Mësohet se ai ka qëndruar aty rreth 20 minuta, ndërsa është shoqëruar nga forca të rrepta të Policisë së Kosovës. /kp