Duke pritur emërimin e ambasadorëve të rinj?! (Video)


Procesi i nën kritikat e opozitës dhe shoqërisë civile

Në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar ende asnjë propozim nga qeveria me emrat e personave që Ministria e Jashtme dhe Diasporës synon t’i dërgojë ambasadorë në shtetet ku po shërbejnë të ngarkuarit me punë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një përgjigje se deri ku ka arritur procesi me përzgjedhjen e diplomatëve të rinj, ndërsa deputetët e opozitës dhe shoqëria civile vlerësojnë se me vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinj Kosova mund të dëmtojë raportet me vendet mike.

Back to top button