Duraku- Lahut: Fshije këtë shkrim skandaloz, ose ta zbuloj fytyrën e vërtetë
Gjatë ditës së djeshme, Infermieri i Klinikës Kirurgjike, Enlirat Duraku ka bërë një shkrim në “Facebook”, ku tregonte se me një çertifikatë që po iu jepet infermierve në vlerë prej 150 euro, po “u mbyllet goja” këtyre të fundit që punuan me pacientët e infektuar me virusin COVID -19.
Mirëpo, pas këtij shkrimi ka reaguar Instrumentarja, Adulina Lahu e cila ka treguar se është në gjendje që të kërkojë mirënjohje në vlerë monetare më mirë sesa të dëmtojë shëndetin e saj.
”Menaxhmenti i klinikës Infektive II nuk besoj se ka ndonjë gjë në dorë me na rrit rrogat ty e mua, madje pot përgjigjem në pytjen pse kolegët tuaj spo të bashkangjiten në grevë? Se sa ke qenë në struktura udhëheqëse të sindikatës pa konsultim paraprak ke hy në grevë individuale dhe e ke përfaqësu “infermierinë”, ka shkruar Lahu në “Facebook”.
Ndërkaq, Enlirat Duraku iu ka përgjigjur menjëherëse se ky nuk i vë ”vlerë” monetare profesionit dhe ka treguar se e ka refuzuar zyrtarisht me dokument.
Ky i fundit madje e ka kërcënuar Lahun.
”Nëse nuk e tërhjek këtë shkrim skandaloz dhe tendencioz, të cilin besoj se dikush të ka shtyrë t’a shkruash, atëherë unë do e zbuloj fytyrën tënde të vërtetë”, ka shkruar Duraku.
Infermieri madje e ka akuzuar Lahun se po hedh kritika të pabaza dhe se sipas tij ajo është e uritur për pozitë dhe titull dhe kjo është arsyeja se pse infermieria është këtu.
Kujtojmë që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në grevë urie, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media