Durim Gashi me projekt të ri muzikor

 
Këngëtari i mbrëmjeve muzikore, Durim Gashi, së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Pika në zemër”.
Në realizimin e këtij projekti, Durimi ka bashkëpunuar me Blerim Hazirin, i cili ka punuar në melodinë dhe incizimin e këngës, me tekst të shkruar nga Arben Beha dhe videoklip të realizuar nga Record Production të Ilir Goranit dhe Kushtrim Rrmokut, ka bërë të ditur këngëtari për portalin RTV21.
“Pika në zemër” do të publikohet më 13 korrik, në orën 18:00, në kanalin zyrtar të Durimit, në Youtube.
Tutje, Gashi ka shtuar se momentalisht është shumë i angazhuar në mbrëmje muzikore, pas pezullimit të tyre shkaku i pandemisë, e që sipas artistit, kjo patjetër që ka ndikuar shumë te të gjithë.
“Mjaft shumë na ka lënë mbrapa dhe tani jemi lehtësuar sepse kemi filluar punën tonë që dijmë të bëjmë më së miri, të argëtojmë njerëzit, t’i bëjmë të ndihen të gëzuar e të lumtur për sa kohë që performojmë ne artistët”, ka thënë ndër të tjera Durimi.
Gjithashtu, artisti nuk përjashtoi mundësinë që projektet e tij të radhës të jenë bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore./21Media

Back to top button