Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë për portalin rtv21.tv se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

“Me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjës që i kemi në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren. Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme.
Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, ka thënë ai.

Megjithatë, janë raportuar vështirësi të shumta në qarkullimin e automjetëve në magjistralën Pejë-Prishtinë.

Back to top button