Dushi: Rama ka dokumentacion të Kosovës

Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar pas raportimeve se kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama i është refuzuar aplikimi në KQZ për shkak se ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në fazën e certifikimit të kandidatëve ndodhin edhe lëshime teknike, e sipas tij, ky është lëshim teknik i KQZ-së.
Dushi ka shtuar se lëshimi ka ndodhur pa fajin e Ramës.
“Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim. Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre. Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Dushi.

KQZ lidhur me rastin ka thënë se duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të
Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë./21Media

Back to top button