Dy të lënduar

Dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje për këto dy aksidente.

“Në Komoran, autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, dy aksidente, njëri në ora 12:20, dy vetura të përfshira, një person i lënduar dhe tjetri në ora 12:50, tri vetura të përfshira, një person i lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu sot rreth orës 8:10, në fshatin Komoran një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar si pasojë e një aksident trafiku./21Media