Mozzik: Ky vit ka me qenë shumë shumë interesant

Reperi nga Ferizaj, Mozzik në 6 muajt e parë të këtij viti solli 5 projekte të reja muzikore. Këtë vit Mozzik publikoi edhe albumin e tij “Lamboziki”.
Por, siç duket reperi nuk do ndalet me kaq. Kështu la të kuptohet në një postim në Instagram.
“Ky vit ka me qenë shumë shumë interesant”, ka shkruar Mozzik në Instastory.
“Ska”,  “Patrolla & Kriminela”, “Toto Rina”,  “Pare”,  “Bespreme” janë këngët që Mozzik i solli gjatë këtij viti./21Media




Back to top button