Dy gardianë të burgut sulmohen nga një i burgosur
Dy gardianë të burgut kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një burrë i burgosur, të enjten, në Burgun e Pasjakut në Novobërdë.
“Viktimat kanë qenë në vendin e tyre të punës dhe si pasojë e lëndimeve është dashur të pranojnë trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”./RTV21