Arrestohet një person, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari shtetas i Shqipërisë në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00./RTV21

Back to top button