Dy gra kapen me 42 mije paund të padeklaruara në aeroport

 

Dogana sekuestroi afro 42 mijë paund te padeklaruara në aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar./oranews

Back to top button