Gjakovari rrah babain dhe motrën

 

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 25 gusht në Gjakovë.

Sipas policisë një person i dyshuar ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe motrës së tij.

I dyshuari është arrestuar po atë ditë nga policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 25.08.2020 kishte shkuar tek banesa e babait dhe motrës së tij, ndaj të cilëve kishte ushtruar dhunë fizike dhe më pas ishte larguar nga ai lokacion”, ka konfirmuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button