Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, njoftoi se lagjja “Bregu i Diellit” dhe ajo e “Muhaxhirëve” kanë mbetur pa ujë nga ora 11:00.
Kjo për shkak të disa punimeve të paplanifikuara teknike si pasojë e një defekti në gypin fi 250 mm.
KRU “Prishtina” njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit.
“Uji, tashmë ndërprehet derisa të sanohet defekti. Në momentin që uji vjen në krojet tuaja , si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button