Dy mijë turistë bllokohen në qytetin bregdetar të Kinës për shkak të Covid-19

Më shumë se dy mijë turistë janë bllokuar qytetin bregdetar kinez pas një rritjeje të rasteve me koronavirus.
Zyrtarët e Beihai mbyllën zonën urbane dhe urdhëruan testimin masiv të 1.9 milionë banorëve gjatë fundjavës.
Javën e kaluar, shifrat zyrtare treguan se ekonomia e vendit u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti pasi kufizimet e Covid-19 goditën firmat dhe konsumatorët.
Beihai, i cili është një destinacion veror në rajonin jugor të Kinës Guangxi, regjistroi më shumë se 450 raste me Covid-19 në pesë ditë, deri në 16 korrik.
Ndërsa ai nivel i rasteve mund të duket i ulët nga standardet ndërkombëtare, por konsiderohet i lartë sipas qasjes së qeverisë kineze ndaj pandemisë.
Të dielën, qeveria lokale e Beihait tha se turistët që nuk kishin qenë në kontakt me askënd ose që  vizituan zona me rrezik të mesëm ose të lartë, do të lejoheshin të largoheshin nëse testet e tyre do të rezultonin negative.
Pjesa tjetër duhet të qëndrojë në qytet dhe të karantinohet, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp.
Diku tjetër në Kinë, autoritetet po rritin masat për të luftuar rastet në rritje me Covid-19.
Të hënën, qeveria lokale e Shangait tha se do të kërkonte që banorët në më shumë se gjysma e 16 rretheve të saj të testoheshin për Covid./21Media

Back to top button