Shpenzoi 500 mijë euro për t’u dukur si Kim Kardashian, pendohet modelja: Dua të dukem si më parë

1 min read

Ish-modelja e Versace, Jennifer Pamplona ka shpenzuar thuajse gjysmë milionë euro për afërsisht 40 ndërhyrje estetike, në përpjekje për t’u dukur si Kim Kardashian.

Pas 7 vitesh, 29-vjeçarja ka kuptuar se të dukej si Kim Kardashian nuk ishte gjithçka që donte dhe tani është penduar, ndaj dhe ka vendosur t’i japë fund gjithë kësaj.

Pamplona dëshiron të rikuperojë pamjen e saj natyrale dhe ka shpenzuar 100,000 euro në përpjekje për t’u kthyer siç ishte.

“Doja t’i ngjaja Kardashianit, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”, ka theksuar ajo.

Këtë vit modelja do e sjellë një dokumentar të quajtur “Varësia” dhe do të shpjegojë rreziqet e kryerjes së kaq shumë operacioneve plastike.

Ajo dëshiron të paralajmërojë gratë e reja për problemet që mund të sjellë operacioni plastik, si për sa i përket imazhit të vetvetes, ashtu edhe për sa i përket infeksionit të mundshëm./21Media