Dy parashutistë vdiqën gjatë stërvitjeve ushtarake

Dy ushtarakë rusë vdiqën në Bjellorusi pranë kufirit polak të premten gjatë stërvitjeve të përbashkëta ajrore me Minskun.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve se parashutat e dy ushtarëve nuk funksionuan siç duhet “për shkak të një ere të fortë të papritur” gjatë kërcimeve të tyre.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 250 parashutistësh rusë që morën pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtrinë bjelloruse të premten, transmeton rtv21.tv.
Sipas Minskut, avionë transportues të trupave ruse IL-76 dhe helikopterë të forcave bjelloruse u përfshinë në këto manovra në rajonin e Grodno.
Ato u zhvilluan mes tensioneve në rritje midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian në zonë./21Media

Back to top button