Dy persona arrestohen në Mitrovicë, shkak keqpërdorimi i votave
Në Leposaviq u raportua se kishte tensione dhe u dasht ndërhyrja e Policisë
Pak minuta para mbylljes së vend-votimeve nga Mitrovica, gazetari i RTV 21, Bahtir Cakolli raportoi se janë arrestuaer dy persona njëri në fshatin Zhabar dhe tjetri në një fshat tjetër të Mitrovicës për keqkperdorim të votave.
Ndërsa në Leposaviq u raportuar se kishte tensione dhe u dasht ndërhyrja e Policisë për të vazhduar procesi zgjedhor, raporton rtv21.tv
Zyrtari nga Demokracia në Veprim, Shkumbim Hasani tha se ka informata nga tereni se kishte probleme me votimet me kusht, problemi ishte tek listat, qytetarët nuk i gjenin emrat e tyre në vend-votimet tek të cilat kishin votuar herave të tjera.
Sipas Hasanit ky mund të ishte edhe një problem i mos-informimit të qytetarëve me kohë. Hasani po ashtu foli për dy personat e arrestuar, njëri prej të cilëve kishte fotografuar flet-votimin, ndërsa tjetri person tha se iu është kërcënuar një anëtari të komisionit në Zhabar dhe më pas i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media