Dy persona janë lënduar i pasojë e dy aksidenteve trafiku që kanë ndodhur sot në Prishtinë

Dy persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve trafiku që kanë ndodhur sot gjatë ditës në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:15, në rrugën ” Fahri Fazliu”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti për rastin e parë.

Ndërsa për rastin e dytë ajo tha se “Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Ilaz Kodra ” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (motoçiklisti)”.

Tutje ajo shtoi se me rastet po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button