Dy persona kapen duke bërë gara me vetura në Suharekë, gjobiten dhe u ndalohet vozitja për një vit

Dy persona janë kapur në flagrancë nga policia e Kosovës duke bërë gara me vetura në fshatin Shirokë të Suharekës të premten.

Policia njofton se atyre iu janë shqiptuar gjoba si dhe ndalë vozitje për 12 muaj.

“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 (pesëqind ) euro dhe iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse –ndalim i ngasjes për 12 (dymbëdhjetë) muaj, u janë shqiptuar nga 5 pikë negative gjithashtu.”, thuhe në njoftimin e policisë.

Policia thekson se garatë e shpejtësisë janë një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm.

“andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille “, njofton policia./21Media

Back to top button