Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi kuvendi zgjedhor i LDK-së, i mbyllur për media

 

Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Rreth 350 delegatë nga 38 degë të LDK-së janë mbledhur sot për ta vendosur se kush do të udhëheqë në dy vjetët e ardhshme.

Deri më tani, publikisht janë tri kandidatura, pas tërheqjes së Anton Qunit.

Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa janë pretendentë kryesorë për kryetar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button