Dy persona u plagosën brenda një dyqani në Prishtinë

Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit brenda një dyqani në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:45, teksa ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, lidhur me rastin.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa konfirmohet arrestimi i dy personave..
Përveç dy të arrestuarve, policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast.