Dy persona u plagosën në Shkodër

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur sonte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit.

Edison Gjeka dhe Ndue Pale, të dy 24 vjeç janë plagosur në këmbë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Të rinjtë u transportuan në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së./vizionplus

Back to top button