Dy politikanë në ring, për “zgjidhjen e problemeve”

Politika është shpesh e ashpër dhe rrënqethëse në Amazonën braziliane, por në një qytet të vogël dy kandidatë për kryetar bashkie u përplasën gjatë fundjavës në një ring.
Kryetari aktual i Borbës, një qytet me rreth 41,000 banorë nga kryeqyteti i shtetit të Amazonas Manaus, është i njohur për shfaqjen në reklama politike me doreza boksi. Kështu, mes një grindjeje të gjatë me një ish-këshilltar bashkiak që kandidon për postin e tij, kryebashkiaku Simao Peixoto sfidoi kundërshtarin e tij, Erineu da Silva, në një ndeshje të arteve marciale të përziera, transmeton rtv21.tv.
Silva, i njohur gjerësisht me pseudonimin e tij Mirico, pranoi dhe të dy shkuan në një ndeshje të stilit MMA të shtunën.
Nuk pati goditje me nokaut, por gjyqtarët e vlerësuan fitues kryebashkiakun. Qindra banorë u grumbulluan rreth unazës tetëkëndore në gjimnazin lokal për të brohoritur për kandidatin e tyre.
Ishte e paqartë nëse rezultatet e ndeshjes do të kenë ndonjë efekt në rezultatet e zgjedhjeve. Në tetor, Mirico dhe Peixoto do t’u drejtohen kutive të votimit./21Media/

Back to top button