Dy prindër arrestohen, një dërgohet në Psikiatri për keqtrajtim të fëmijëve

Tri raste të keqtrajtimit dhe braktisjes së fëmijëve janë paraqitur në Polici të hënën.

Sipas njoftimit, në Pejë një grua është shoqërua në Polici pasi bashkë me fëmijën e saj 3-muajsh ka dalë të kërkojë lëmoshë. E dyshuara pas intervistimit në prezencë të Qendrës për Punë Sociale në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Gjilan një grua me gjendje të rëndë psikike ka keqtrajtuar fëmijën e saj. Policia ka bërë të ditur se e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

Në Prishtinë, njësiti policor gjatë planit operativ ka hasur të dyshuarin duke kërkuar lëmoshë, së bashku me dy fëmijët e tij. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button