Zhduket një vajzë në Mitrovicë

Policia ka njoftuar se një vajzë në Mitrovicën Jugore është raportuar e zhdukur.

Rasti është paraqitur në Polici të hënën, derisa personi që e ka raportuar rastin ka thënë se ajo është zhdukur që nga e shtuna e javës së kaluar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se mbesa e tij femër kosovare ka dal nga shtëpia që nga data 06.05.2023 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button