Dy qytetarë të Shqipërisë humbin betejën me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 200 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 183 testime të kryera.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkodër 45, pasuar nga Durrësi me 20, Lezha 16, Tirana e Pogradeci me nga 14 raste etj.
Dy qytetarë, një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani, kanë humbur betejën me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 27 persona.
Aktualisht janë 2 mijë e 981 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 136.147 raste pozitive, prej tyre 130.700 janë shëruar, 2.981 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.466 pacientë./21Media