Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit të Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një grua ka qenë viktimë e sulmit fizik nga një burrë.
Për këtë aryse gruaja është dashur të pranojë trajtim mjekësorë.
Sipas policisë rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe vazhdon të jetë nën hetime.
Ndërsa një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Podujevë.
Dy gra dhe një burrë janë arrestuar si pasojë e fjalosjes dhe ofendimeve që kanë pasur mes vete, për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Megjithatë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media