Zbulohet arsenal armësh në kryeqytet, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar të enjten në rrugën “Ismail Qemali” në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një arsenal armësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, 57 copa fishekë të pushkës së gjuetisë, një këllëf i pushkës së gjuetisë, një Scorpion, Mod 92 Fs në formë të shkrebzës, dy revole, 43 copa fishekë, 26 copa fishekë me gaz, tre karikatorë të ndryshëm, 3 spreja, 2 spreja për pastrimin e armëve, 1 këllëf i pistoletës, 3 thika me këllëf dhe 1 brisk të vogël”, thuhet në raportin 24-orësh.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button