PSG-Monaco, derbi i madh francez zhvillohet sot

Një superderbi do të zhvillohet sot në kuadër të kampionatit francez Ligue 1, në kuadër të xhiros së 13-të.

Paris-Saint-Germain dhe Monaco do të ballafaqohen në “Parkun e Princave” për të diskutuar kreun e tabelës. PSG është liderë në tabelë me 27 pikë, vetëm tri më shumë se rivali i sotëm, Monaco.

Të dy skuadrat kanë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje. Te PSG mungojnë Kimpembe, Marquinhos dhe Mendez, ndërsa Monaco nuk ka në dispozicion emra si Ben Seghir, Boadu, Embolo dhe Fofana.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Mukiele, Skriniar, Hernandez; Vitinha, Ugarte, Ruiz; Dembele, Kolo Muani, Mbappe.

Monaco (3-4-3): Kohn; Singo, Maripan, Magassa; Diatta, Zakaria, Camara, Jakobs; Minamino, Ben Yedder, Golovin.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Back to top button