Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë, ku vëllai ka sulmuar fizikisht të vëllain(i moshës së mitur).
Rasti është raportur në Polici rreth orës 14:20, ndërkaq i njëjti ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, një i dyshuar tjetër është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij në prezencë të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button