Moti sot në Maqedoni të Veriut

Moti në Maqedoni të Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, në viset malore në veriperëndim me reshje të borës. Pasdite nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 6, ndërsa e ditës prej 6 deri 12 gradë.
Në Shkup, paradite me vranësira të konsiderueshme dhe mjegull. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 4, ndërsa e ditës do të arrijë 10 gradë.
Deri të martën do të përqendrohet moti me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Më shumë reshje priten të hënën, kur do të fryjë erë e matur, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verior. Stabilizim të motit do të ketë të mërkurën me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe të ditës./tv21

Back to top button