Dy raste të posedimit të narkotikëve për 24 orë

Të dyshuarit janë liruar pas intervistimit

Policia e Kosovës dje rreth orës 21:30 ka arrestuar 4 persona në rrugën “Skënderbeu”, në Vushtrri.

Arrestimi i të dyshuarve u bë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një shufër metalike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti tjetër i posedimit të narkotikëve është regjistruar në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Rreth orë 22:10, Policia e Kosovës arrestoi dy persona, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë rreth 1.39 gramë, si dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, edhe këta të dyshuar janë liruar me procedurë të rregullt./21Media

Back to top button