Dy shtatore të Rugovës në Prishtinë

 

 

Shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është inaguaruar të premten, në oborrin e Katedrales në Prishtinë.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe dy djemtë e Presidentit Ibrahim Rugova e kanë zbuluar shtatoren, e cila është punuar nga skulptori Fatmir Hoxha.

Hoxha tha se këtë shtatore e ka punuar për dy vjet të plota, nga 14- 15 orë në ditë, përveç të dielave, deri pas meshës.

Kujtojmë se një shtatore e ish-presidentit Rugova është e vendosur përballë ndërtesës së presidencës në Prishtinë. Ajo u përurua në shtator të vitit 2013.

Kurse në muajin dhjetor të 2020-tës, Rugova u jetësua edhe në Istog./21Media

 

Back to top button