Ish-ministri i Nisma-s aderoi në PDK

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj sot prezantoi aderimin e ish-ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqit në PDK.

Ai e quajti Bytyqin njërin nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova.

“Për mua është një nder i vecantë që z.Ramiz Lladrovci është këtu me ne, që është poashtu mik i Shyqriut, na ka nderuar me praninë e tij”, tha ai.

Paraprakisht PDK-ja ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.

Back to top button