Dy shtetas të huaj u arrestuan në Kosovë

Policia ka informuar se dje në dalje të Kosovës në vendkalimin kufitar Bërnjak janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetas të huaj, të cilët kanë qenë me veturë me targa të shtetit të tyre (të huaja) dhe dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur poicia./21Media

Back to top button