Dy skitarë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Gangwon

Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, këtë e ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës.

Lojërat do të zhvillohen që nga 19 janari deri më 1 shkurt 2024, dhe do të mbahen në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

“Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike. Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka”, shkruan KOK në Facebook.

Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç, ndërsa Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse, transmeton rtv21.tv.

Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020./21Media

Back to top button