Kanë nisur xhirimet e filmit “ My godfather sent me an Iphone”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë filluar xhirimet e filmit “My godfather sent me an Iphone”

“Filmi me titull pune MY GODFATHER SENT ME AN IPHONE është tregim i rrënjosur thellë në përvojat dhe bisedat e përditshme të babait (Ylber Ballata) dhe djalit të tij 12-vjeçar (Miron Karahoda) si dhe eksporim prekës i lidhjeve familjare dhe kompleksitetit të zgjedhjes përballë ndryshimeve shoqërore”, shkruan Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook.

Më tutje shtohet se në qendër të filmit trajtohet dilema e qëndrimit apo largimit nga vendlindja dhe se rrëfimi shpaloset nga ndikimi i emigrimit të miqve, gjë që e nxitë djalin të mendojë për të mirat që mund të ketë ikja nga Kosova, transmeton rtv21.tv.

Ky film është realizuar nga filmbërësi Samir Krahoda i cili ka qenë edhe drejtor i mirënjohur ndërkombëtarisht, ka për producent Eroll Bilibani, organizatore Valmira Hyseni dhe montazher Enis Saraçi.

Filmi sjell një përzierje aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë, duke përdorur një formë hibride tregimi, i cili po realizohet tërësisht në Kosovë./21Media

Back to top button