Dy skuadrat e mëdha italiane ku mund ta shohim Hysajn në sezonin e ardhshëm

 

Mbrojtësit që janë në skadim të kontratës te Napoli, Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic janë në krye të listës së dëshirave të Lazios.

Siç raportohet nga transmetuesi radiofonik italian “Radiosei”, “Biancocelestët” janë të interesuar për dy mbrojtësit e Napolit, të cilëve iu skadon kontrata dhe do të jenë lojtarë të lirë në fund të këtij muaji.

27-vjeçari Hysaj është i preferuari i trajnerit të ri të mundshëm, Maurizio Sarri dhe kështu sigurimi i shërbimeve të shqiptarit do të kënaqte padyshim trajnerin italian 62-vjeçar, i cili është ende në bisedime me klubin romak në lidhje me pozicionin e trajnerit.

Fiorentina gjithashtu i ka bërë një ofertë Hysajt dhe klube të tjera janë të etur përshërbimet e tij, duke siguruar një konkurrencë të madhe për Lazion.

Klubi romak po kërkon gjithashtu të nënshkruajë me qendërmbrojtësin serb 29-vjeçar Maksimovic, i cili ndan të njëjtin agjent me Sarrin, Fali Ramadani.

Back to top button