Dy të arrestuar për fajde në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar të përfshirë në veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.
“Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes1978, mashkull kosovar)”, thotë njoftimi.
Policia ka njoftuar se në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, Policia ka sekuestruar dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër mekarikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen  me kryerjen e veprës penale ‘fajde’.
Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Back to top button