Dy të arrestuar për posedim e shitje të narkotikëve – mes tyre një punonjës i Policisë

Janë arrestuar dy persona, njëri nga ta punonjës i policisë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët pas pranimit të disa informacioneve përmes rrugëve operative – hetimore me dyshimin së në këtë rast ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë respektivisht një zyrtar i stafit civil i punësuar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë aplikuar metoda dhe teknika të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur 0.6 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe një sasi e konsiderueshme e pakove të cigareve me të cilat dyshohet se është bërë pagesa e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.
Pas këtyre veprimeve hetimore të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button