Kthehet në funksion blloku B2 i termocentralit Kosova B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është kthyer në punë blloku B2 i termocentralit Kosova B.
Kurti njoftoi se blloku B2 i termocentralit Kosova B u kthye në funksion sot, në orën 10:15.
“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim”, tha Kurti./21Media

Show More
Back to top button