Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dy të lënduar nga përplasja e kamionit dhe veturës në Isniq të Deçanit

Dy persona kanë janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot në Isniq të Deçanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Në aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Ai poashtu njoftoi se po hetohet nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor i Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button