Dy të mitura bin pre e sulmeve seksuale, njëra nga to përfundon në spital

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për dy raste të sulmeve seksuale.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, rastet janë raportuar nga Fushë Kosova dhe Lipjani.
Dje rreth orës 08:06 është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Lipjan të mërkurën është arrestuar një burrë jordanez nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button