Dy të mitura dyshohet se u dhunuan, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjashtë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”
Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës më 10 shtator.
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button