Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Kanada

Dy persona kanë vdekur në një përplasje të tri veturave në Mississauga, Kanada. Të dy ishin shqiptarë, kanë shkruar familjarë të tyre në “Facebook”.

Mediat amerikane kanë raportuar se vetura ku vdiqën dy shqiptarët ishin përplasur nga një tjetër. Njëri vdiq në vendin e ngjarjes, kurse tjetri në spital pasi u dërgua në gjendje të rëndë.

Policia ka thënë se persona të tjerë të përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta, raportoi CBC.

Back to top button