Dy të shëruar dhe dy raste të reja në Deçan

 

Në komunën e Deçanit sot u regjistruan edhe dy raste të reja me Covid-19 dhe dy të shëruar. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se rastet pozitive janë: një nga Deçani dhe një nga fshati Strellc i Ulët. Siç njofton ai, në këtë komunë numri i rasteve aktive është 29.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 101 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 70 të shëruar plotësisht, Dy (2) kanë humbur jetën, ndërsa 29 raste janë akoma aktive.”, njoftoi Ramosaj./21Media

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën tonë, dy (2) persona jamë…

Posted by Bashkim Ramosaj on Sunday, August 30, 2020

Back to top button